Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, sot pritet të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës.
Në lidhje për këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.
Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse, shkruan arbresh.info.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.
Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...