Google ADS

Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, dëshmitari flet për sekuestrimin

13:16 | 5 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Po vazhdon seanca e sotme në rastin Gucati e Haradinaj.

Dëshmitari i katërt i ZPS-së po vazhdon me intervistimin nga mbrojtja e të akuzuarve, raporton arbresh.info

Rees: Me datën 8 keni diskutuar dhe sugjeruar që dokumentet  në zotërim të OVL-UÇK-së t’i linit për një muaj, ndërkohë që flitej ose shqyrtohej edhe mundësia e përfshirjes së Policisë së Kosovës.

Rees: Me 22 shtator së pari le të shohim dokumentin me numrin SPOE00220914 a e keni parë më përpara këtë dokument apo jo?

Dëshmitari Moberg: Nuk e mbaj mend.

Pastaj vazhdoi me pyetje mbrojtja e Haradinajt, avokati Kadman.

Kadman: Si dje jam plotësisht dakord me pozicionin e dëshmuar nga kolegu im i nderuar por kam edhe nja dy a tre pyetje tjera.

Kadman: Z Moberg ju thatë që nuk keni qenë i përfshirë në bisedat telefonike që ju shpjegoj z.Rees, arsyeja për këtë siç e thatë është, është fakti që ju nuk flisni shqip apo jo?

Dëshmitari Moberg: Po kështu është.

Kadman: A mund të konfirmoni gjithashtu që hetuesi ose oficeri që përmendi z. Rees dhe që ka marr pjesë në datat e konferencës për shtyp, e di që nuk e keni shumë të qartë memorien për këtë por a e mbani mend në qoftë se ky hetues fliste shqip apo jo?

Dëshmitari Moberg: Po kështu ishte.

Kadman: Dhe a është e saktë që gjatë kësaj kohe nuk ishit në gjendje që të ndiqnit bisedën, se biseda ndodhej në shqip dhe që ndërveprimi i vetëm që keni pasur me z Haradinaj ka qenë në suedisht, kështu thatë apo jo?

Dëshmitari Moberg: Po e saktë.

Kadman: Ju përmendët që është bërë një diskutim, një bisedë e shkurtër, megjithëse thatë edhe ju se ishte një bisedë prezantuese me dikë që fliste anglisht, a e mbani mend se kush ishte ky person?

Dëshmitari Moberg: Nuk e mbaj mend emrin e atij personi.

Kadman: Dua që të shikoni deklaratën e dhënë prej jush me datën 21 tetor 2020, bëhet fjalë për dokumentin 083988, është dokument që e shtjelluam edhe sot paradite.

Gjykatësi: Është dokumenti P92.

Kadman: A mund të shikoni faqen e fundit paragrafin e 13-të, në paragrafin 13 thuhet që ju keni kërkuar një faqe kryesorë si një ballinë për të cilën nuk ishte në dijeni z. Klinaku, a keni thënë këtë gjë apo nuk e keni thënë këtë gjë?

Dëshmitari Moberg: Po.

Kadman: Dhe në fund një faqe e tillë nuk u zbulua asnjëherë, është kështu?

Dëshmitari Moberg: Jo me sa di unë.

Kadman: Në fakt, diskutimi ishte që përmendja e materialeve të tjera, ishte bërë kur ky person, burri misterioz kishte lënë dokumentet në OVL-UÇK a nuk ishte ky pozicioni i z. Klinaku?

Kadman: Përgjigja e z. Klinaku ishte që materialet shtesë, ishin përmendur nga ky burri misterioz që kishte lënë materialet në OVL-UÇK, a e mban mend këtë gjë?

Dëshmitari Moberg: Po e mbaj mend ta ketë thënë këtë gjë z. Klinaku.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme