Trupi Gjykues i përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, e planifikuar të mbahet nga 15 deri më 18 prill 2024.
Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, përcakton se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 15 dhe 16 prill, e vijuar nga Mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja.
“Përgjigjet dhe komentet e palëve, pyetjet nga Trupi Gjykues dhe parashtrimet në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 17 dhe 18 prill. Dita e fundit do të mbyllet me deklaratën e të akuzuarit. Nuk do të ketë seancë më 19 prill, siç ishte planifikuar më herët për deklaratat përmbyllëse, përveç nëse Trupi Gjykues urdhëron ndryshe”, thuhet në njoftimin e Specialës.
Ndryshe ndaj Shalës janë ngritur katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme). Krimet e pretenduara u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se përdorej nga UÇK-ja. Janë tetë viktima që marrin pjesë në proces./rtk
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit