Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas marrjen në pyetje nga ana e trupit gjykues të dëshmitarit Frederick Abrahams, zyrtar i OJQ-së ndërkombëtare “Human Rights Watch” (HRW), ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe Veselit kanë kërkuar të bëjnë pyetje plotësuese.
Në këto rrethana dëshmia e dëshmitarit Abrahams, si dëshmitari i 22-të në këtë çështje do të vazhdojë edhe të hënën, më 11 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, mbrojtja e Selimit nuk ka pasur pyetje për këtë dëshmitar kurse mbrojtja e Krasniqit e ka pyetur atë kryesisht për të pohuar disa deklarime të mëparshme.
Andaj, dëshmitari pohoi se regjistrimi me kasetë për intervistat me viktima dhe dëshmitarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në atë kohë nuk ishte bërë.
Po ashtu se gjatë atyre intervistave, përkthyes kanë qenë kryesisht gazetarë nga Kosova dhe se ai personalisht kishte qenë i vetmi nga stafi i organizatës që kishte njohur gjuhën shqipe.
Tutje tha se të intervistuarit rrallë herë kanë kërkuar të rishikojnë atë që kishin marr shënim ata por se kishin lejuar qasjen kur kjo ishte kërkuar.
Ai tha se nuk kanë pasur mundësi të kenë qasje në dokumentet e brendshme brenda UÇK-së.
Në vazhdim të seancës pyetjet janë bërë nga ana e trupit gjykues ku dëshmitari tha se i kujtohet të ketë thënë në intervistat e tij për Zyrën e Prokurorit të Specializuar se shqiptarët që punonin për shtetin serb mund të konsideroheshin kolaboracionist.
Kjo çështje sipas tij, ishte problematike edhe në Prishtinë por se tha se në zona tjera krahu i armatosur i UÇK-së ishte më i pranishëm dhe më aktiv.
Më pas ai listoi kategoritë e njerëzve që mund të etiketoheshin si kolaboracionist ku përmendi individët të cilët kanë punuar si polic apo në institucione të sigurisë në kohën e Serbisë, ata që kanë punuar për shtetin qoftë edhe në administratë, njerëzit që kanë kritikuar hapur UÇK-në, politikën dhe njerëzit që jo detyrimisht e kundërshtonin hapur UÇK-në por nuk e mbështesnin siç duhet dhe kategoria ekonomike ku sipas tij, ka pasur raste që njerëzit janë etiketuar në mënyrë që të margjinalizoheshin apo eliminoheshin për arsye biznesore.
Ai tha se kjo ndryshoi situatën pas largimit të forcave serbe nga Kosova sepse pjesa më e madhe që ishin pjesë e sigurisë janë larguar nga Kosova dhe ngacmimi kaloi te personave me interesa politike, financiare dhe ekonomike.
I pyetur edhe nga gjykatësit për takimin me Hashim Thaçin dhe Fatmir Limaj, Abrahams tha se nuk i kujtohet se cili nga të dy kishte jep informacionet se gazetarët serbë nuk kishin qenë të pranishëm në procesin gjyqësore dhe që nuk kishin pasur avokat dhe as cili nga ta kishte refuzuar kërkesën e tyre për vizitë ndaj të ndaluarve.
Dëshmitari tha se ata ishin larguar nga takimi me perceptimin se Thaçi ishte në nivel më të lartë sesa Limaj dhe se tha se nuk i kujtohet saktë se cili nga të dy kanë marr shënime gjatë takimit.
Lidhur me takimin me Thaçin në gusht 1999, Abrahams bëri me dije se takimi është zhvilluar në gjuhën shqipe dhe se të pranishëm kishin qenë vetëm ata të dy.
Ai tha se Thaçi kishte theksuar se respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe se dënonte rastet e dhunës por se nuk i kujtohet nëse kishte folur për hapa konkretë për të parandaluar raste të shkeljeve të pretenduara të të drejtave të njeriut.
Si dhe Abrahams u pyet sërish për Adem Demaçin i cili tha se përshkrimi se Demaçi ishte njeri i respektuar dhe figurë e UÇK-së por se nuk ishte person me kompetenca vendimmarrëse është në përputhje me mendimet e tij për të.
Në këtë rrethana, kjo çështje pritet të vazhdojë të hënën, më 11 shtator me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...