Gjykatësi kërkon të mos përmendet Vukçeviq, nervozohet Nasim Haradinaj

14:09 | 20 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në vazhdën e intervistimit të dëshmitares së parë në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ndodhi një situatë e pazakontë.

Avokati mbrojtës, Rees ishte duke e intervistuar dëshmitaren Zdenka Pumper, dhe ndër pyetjet që po i’a parashtronte asaj ishte edhe pyetja kur ai përmendi ish-prokurorin serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç.

Mirëpo me kundërshtimin e prokurorisë, si dhe pas vlerësimit me trupin gjykues, kryetari i trupit gjykues i’a tërhoqi vërejtjen avokatit Rees, duke i thënë se nuk duhet të përmenden emra të serbëve, pra të personave zyrtar, që kryejnë funksione në shtete tjera, në të kundërtën duhet të kalohet në seancë private.

E kjo kërkesë e nervozoi Haradinaj, e cila pasoi me tërheqje të vërejtjes që të mos ndërhynte./arbresh.info/

 

Të ngjashme