Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, që është edhe Autoritet Emërues në Gjykatën Speciale, e ka emëruar gjykatësin Piotr Hofmańskin në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas njoftimit, gjykatësi Hofmanski është emëruar pas dorëheqjes së gjykatësit Antonio Balsamo, si gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për arsye profesionale, shkruan Arbresh.info.
“Autoriteti Emërues emëroi gjykatësin Hofmanski në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese si një nga tre gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në vend të gjykatësit Balsamo, në përputhje me nenin 26(5) të Ligjit”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Ndërsa, bëhet e ditur se mirëseardhje Hofmanskit i ka uruar kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...