Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), gjyqtarët e Gjykatave Themelore kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtari/e të nominuar për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku kandidatët e nominuar ishin: Avni Mehmeti, Burim Emërllahu, Mentor Bajraktari dhe Venhar Salihu.
Me votim të fshehtë, gjyqtarët e Gjykatave Themelore zgjodhën kolegun e tyre Avni Mehmeti, anëtar të KGJK-së me shumicë votash në raundin e dytë.
I përzgjedhur nga radhët e Gjykatave Themelore, gjyqtari Mehmeti konsiderohet si anëtar i KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tij si anëtar i KGjK është 5 vjeçar.
Biografia e gjyqtarit Avni Mehmeti
Avni Mehmeti është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Gjyqtari Mehmeti ka diplomuar në vitin 1999 në Fakultetin Juridik dhe ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2004 si dhe studimet pasdiplomike-master në drejtimin penalo-juridik.
Ka punuar dy vite si zyrtar ligjor (avokat) në ProCredit Bank në Mitrovicë, tre vite si zyrtar për çështje ligjore dhe trajnues në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, ndërsa praktikën një vjeçare e ka ndjekur në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Poashtu, ka punuar si trajnues në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike-Vushtrri, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Odën e Avokatëve të Kosovës, etj. Nga korriku i vitit 2012 u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...