Gjykatat themelore në Kosovë dënuan hiç më pak se 18 mijë 753 persona gjatë vitit të kaluar.
Të dhënat e raportit “Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë” për vitin 2017 të ASK-së tregojnë se ishin të akuzuar 26 mijë 706 persona.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjithashtu bën të ditur se numri i të akuzuarve ishte mbi 26 mijë.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 26.706 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 18.753 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 971 janë femra”, thuhet në komunikatë.
Në raport me vitin 2016, i bie që numri i personave të dënuar shënon rritje për 894 persona.
Në vitin 2016-të gjykatat themelore u dënuan 17 mijë e 859 persona.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...