Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka marrë mbi 50 urdhëresa nga Gjykata Themelore për persona që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Policia ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
“Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 06-12/03/2023 janë realizuar 53 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton “Arbresh.info.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë rreth informacioneve për këto raste.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...