Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka reagur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi thotë se PDK ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me mjete juridike dhe se këtë betejë do ta çojnë deri në fund, shkruan arbresh.info.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e padrejtë të sinkronit Qeveri-ZRRE, për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe jam shumë i lumtur që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën tonë për masë të përkohshme që pezullon këtë vendim deri në marrjen e vendimit përfundimtar”
Krasniqi ka thënë se janë përpjekur që me kohë ta “ndërgjegjësojnë” qeverinë për krizën energjetike, por se kjo s’pati sukses, sipas tij.
“As Kryeministri Kurti e as mazhoranca nuk kanë pasur kurajo për të marrë përgjegjësi përballë krizës. Ata thjesht zgjodhën ta dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike, duke ju vendosur një haraç qytetarëve, pikërisht në kohën kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e rëndë”./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...