Tek pas një muaji do të merret vendimi për kompensimin e orëve të humbura gjatë kohës kur mësimdhënësit ishin në grevë.
Kështu u vendos në Gjykatën Themelore në Prishtinë që u mbajt sot për vendimin e Ministrisë së Arsimit që detyron kompensimin e orëve të humbura gjatë vitit shkollor 2018-2019, njofton Klan Kosova.
Në seancë e pranishme ishte Sindikata e Arsimit në rolin e paditëses, ndërsa Ministria e Arsimit që është paditur për këtë rast nuk pati përfaqësues në këtë takim e që do të duhej t’i kishte zyrtarë nga Avokati i Popullit.
Megjithatë zyrtari ligjor i SBASHK-ut kërkoi që vendimi për kompensim ligjor të anulohet në tërësi si i pabazuar në ligj.
Në këtë shkallë këto palë erdhën pasi që Gjykata e Apelit kishte miratuar ankesën e sindikalistëve për moskompensim të orëve.
Kështu ky organ pati vendosur se lënda duhet t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...