Gjykata Themelore e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16 vjecarit, Aulon Zeka.
Dy të miturit, të dyshuar për vrasje të rëndë do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Ekrem Lutfiu, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar vendimin e gjykatës dhe se është aprovuar kërkesa e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve edhe për dy muaj të tjerë.
“ Më 17.10.2017, kemi pranuar vendimin nga Gjykata Themelore Prishtinë, për vazhdimin e paraburgimit. Paraburgimi ndaj të miturve të lartcekur është vazhduar për 2 muaj, dhe atë deri më 17.12.2017”, thotë Lutfiu për Arbresh.info.
Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 13.10.2017, kishte bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të miturve G.H dhe R.G, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 16 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.
Një ditë më vonë, Policia e Kosovës pati arrestuar dy të mitur si të dyshuar për vrasjen e të miturit dhe që nga ajo ditë të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim./ Arbresh.info/ Gita Lushi
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione