Arbër Zaimi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria ka bërë të ditur se Gjykata ka vendosur se deportimi i tij nga Kosova ishte i padrejtë, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zaimi ka thënë se e ka marrë lajmin nga avokati i tij Berat Ganiqi se padia e tij ndaj institucioneve është aprovuar dhe ajo është shpallur e padrejtë.
“E njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe me rastin e Boiken Abazit, nëse do të ishte çuar në kohë ankesa e pastaj padia e tij. Por në atë kohë, kur pozitat burokratike e politike në LV drejtoheshin nga ata që më pas ikën, nuk ekzistonte dëshira e vullneti për t’u marrë me këto gjëra”, ka shkruar Zaimi.
I njëjti po thotë se është i lumtur që gjykata ka konfirmuar pafajësinë e tij.
“Jam i lumtur që gjykata konfirmoi pafajësinë time dhe fajësinë e institucioneve, të cilat u përdorën politikisht kundër meje, duke bërë që të flitet keq për mua në disa media dhe në disa pjesë të opinionit publik, duke ndërtuar bindje të rrejshme për mua si person që nuk e respektoj ligjin, duke më shkelur liritë e të drejtat arbitrarisht, duke më penguar në punën time, duke shqetësuar familjen time e mbi të gjitha duke dëmtuar një subjekt opozitar, siç kanë qejf diktaturat”, ka shkruar tutje.
Arbër Zaimit iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë në prill të vitit 2016-të.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156274035306129&set=a.10150516651551129&type=3
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës