Ndaj 11 të arrestuarve në rastin “Subvencione 2021” është caktuar masa e paraburgimit, nga gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i Pajtim Krasniqit, Behar Ejupi, derisa ka kundërshtuar caktimin e një mase të tillë.
“Tani sapo përfunduam seanca dëgjimore lidhur me kërkesën edhe për klientin tim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer dy vepra penale dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Kolegët e tjerë janë të njëjtët që kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesa lidhur me veprën penale që po dyshohet. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet dhe nuk ka të bëjë me dhënie të ryshfetit”, tha Ejupi, raporton EO.
“Duke pasur parasysh se në seancë prokuroria nuk ka dorëzuar prova dhe nuk e dimë a janë marrë andaj ne nuk mund të deklarohemi për këtë çështje se nuk e dimë a janë marrë konform kodit të procedurës penale”.
Të mërkurën për dyshimet për marrie ryshfeti lidhur me subvencionet në bujqësi janë arrestuar 11 persona, ndërsa edhe gjatë së enjtes janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, por nën dyshimin për dhënie të ryshfetit për të marrë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...