Rreth tre muaj pas shpalljes së aktgjykimit në rastin “Syri i Popullit”, mbrojta e të akuzuarve të këtij rasti, ka pranuar aktgjykimin me shkrim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, mbrojtësi i të akuzuarit Sabit Berisha, avokati, Nikë Shala.
Avokati Shala, ka thënë se të enjten ka pranuar aktgjykimin e përpiluar me shkrim nga Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Renda, për klientin e tij, Sabit Berisha.
“Dje kam pranuar aktgjykimin e përpiluar me shkrim nga Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Renda, për klientin tim Sabit Berisha i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë i akuzuar në rastin “Syri i Popullit”, për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, të parashikuar nga neni 144 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1, e lidhur me nenin 136 paragrafi 2 i KPRK-së”, ka thënë avokati Shala.
Ndërsa, gjatë shqyrtimeve gjyqësore mbrojtja ka paraqitur faktet dhe argumentet kundër aktakuzës gjë që pas administrimit të provave u dëshmua teza e palës mbrojtëse për pafajësinë e klientit të tij.
“Gjatë shqyrtimeve gjyqësore mbrojtja ka paraqitur faktet dhe argumentet kundër aktakuzës gjë që pas administrimit të provave u dëshmua teza e palës mbrojtëse për pafajësinë e tij, ashtu që prokurori me plotë të drejtë dhe në mënyrë profesionale gjatë fjalës përfundimtare në bazë të nenit 363 paragrafi 1 pika 1.1 të KPPK-së, heqi dorë nga ndjekja penale, ndërsa Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues meqenëse prokurori është tërhequr nga akuza”, ka thënë Shala.
Avokati Shala, gjithashtu deklaroi se do të paraqes kërkesë për kompensim të demit, për ndalim Policor dhe qëndrim në paraburgim pa bazë ligjore, në KGJK, dhe se shuma e ofruar nga ky institucion është shumë e ulët duke u bazuar në eksperiencën profesionale shumë vjeçare të tij.
“Unë si mbrojtës, i tani të liruarit pranë Këshillit Gjyqësorë të Kosovës do të paraqes kërkesë për kompensim të demit, për ndalim Policor dhe qëndrim në paraburgim pa bazë ligjore, mirëpo duke u bazuar në eksperiencën profesionale shumë vjeçare shumën materiale të kompensimit të demit që e ofron Këshilli Gjyqësorë i Kosovës është shumë i ulët, ashtu që në parim besoj se do ta refuzojmë një ofertë të tillë dhe do t’i drejtohem gjykatës me padi për kompensim të demit”, deklaroj avokati Nikë Shala.
Ndryshe, Më 22 janar të këtij viti ishin shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, si Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Rexhep Topllana, për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera.
Aktgjykimi ndaj tyre ishte shpallur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.
E ndërkaq, avokati mbrojtës i Sabit Berishës, Nikë Shala, pas seancës përmbyllëse të 22 janarit kishte deklaruar se do të bënin padi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për klientin e tij Sabit Berisha.
Ndërkaq, me 1 mars, avokati Shala në një deklaratë për arbresh.info, ishte deklaruar se ende nuk kanë bërë kërkesë për kompensim të dëmit, për shkak se nuk e kanë marr aktgjykimin.
Kundër këtij aktgjykimi të akuzuarit dhe mbrojtësit e të akuzuarve kanë drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit 15 ditësh,/E.Ballazhi/arbresh.info
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...