Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh.Sh dhe ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite për veprën penale Dhunim.
Sipas gjykatës, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro, shkruan Arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh për veprën penale Dhunimi, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.”, thuhet tutje.
Sipas aktgjykimit, e dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...