Gjykata Themelore në Gjilan vendos në favor të luanit Gjon

00:13 | 3 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Përmes një njoftimi në Facebook, “Bear Sanctuary Prishtina” ka njoftuar se Gjykata e Gjilanit ka vendosur në favor të luanit, që po mbahej ilegalisht në rajonin e Gjilanit.

Sipas vendimit, autoritetet kanë vendosur lirimin e luanit, shkruan portali arbresh.info

Megjithatë, ende nuk dihet asgjë për të ardhmen e luanit.

Më poshtë statusi i plotë i “Bear Sanctuary Prishtina”.

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur në favor të luanit Gjoni ?
Më shumë se një vit që kur luani Gjoni ishte gjetur se po mbahej ilegalisht diku në rajonin e Gjilanit, gjykata ka vendosur që luani të konfiskohet. Me këtë vendim gjykate autoritetet përkatëse janë të detyruara të zhvendosin luanin nga kafazi ku mbahet dhe ti gjendet një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e Gjonit ende është e pasigurtë. Javën që shkoi ne t’gjithë i kemi bërë thirrje ministrit në detyrë z. Muharrem Nitaj, që të bëjë gjithçka që është në mundësitë e tij si ministër që të bëhet një zgjidhje për luanin sa më shpejt. Ministri Nitaj është përgjigjur me një deklaratë premtuese se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që të gjindet një zgjidhje e shpejtë për këtë rast. Ky premtim i z.Nitaj së bashku me vendimin e fundit të gjykatës më në fund sjell pak dritë në këtë rast shumë të ndërlikuar.
Me të gjitha palët e involvuara ne kemi dhënë inputet e nevojshme për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmirren, dhe kemi përsëritur ofertën tonë për të ndihmuar Gjonin. Tani ka mbetur të shpresojmë për bashkëpunim konstruktiv që të sigurojmë një zgjidhje të përshtatshme për Gjonin sa më shpejtë që është e mundur.
Photo Credits: FOUR PAWS International | Hazir Reka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme