Gjykata Themelore e Gjilanit për gjashtë muaj ka zgjidhur 7200 lëndë

15:44 | 17 Korrik 2019
L G

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka shpalosur raportin gjashtëmujor të Gjykatës.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë i ka dhënë një prioritet zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit, ku gjatë këtyre gjashtë muajve është arritur të zgjidhen 14 lëndë të kësaj natyre, ndërsa kanë mbetur edhe 22 lëndë në punë.

“Sanksionet penale për këto lëndë janë, tre Aktgjykime dënim me burgim, një Aktgjykim dënim me gjobë, dy Aktgjykime dënim me kusht, pesë Aktgjykime lirues dhe një Aktgjykim refuzues”.

Azizi ka shtuar se në këtë Gjykatë nuk ka asnjë lëndë që është e shenjëstruar për liberalizim të vizave, pasi që të gjitha janë gjykuar nga gjyqtarët.

Numri i lëndëve të pranuara në të gjitha departamentet gjatë kësaj periudhe kohore është 6.107 lëndëve, ndërsa numri i lëndëve të kryera është 7.209 lëndë, që do të thotë 118 % është efikasiteti i kryerjes së lëndëve. Lëndë të mbetura në punë janë edhe 16.049 lëndë.

Gjyqtarët kanë nxjerrë 162 Aktgjykime me burgim efektiv, 411 Aktgjykime me gjobë, 321 Aktgjykime me kusht, 35 Aktgjykime lirues dhe 48 Aktgjykime refuzues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme