Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur në rastin e njohur si “Drenica 2”.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Gjykata Supreme pas seancës së mbajtur më 19 korrik 2017 ka vendosur të refuzojë 11 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.
“Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur lidhur me 11 kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të gjitha të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës të datës 27 maj 2015 në rastin, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator 2016 në i ka refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë si të pabazuara”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim e Gjykatës Supreme.
Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 kishte gjetur fajtor dhe kishte dënuar me 8 vjet burg Sylejman Selimin për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës. Së bashku me Selimin, Isni Thaçi dhe Jahir e Zeqir Demaku u dënuan me nga 7 vjet burg, ndërsa me 3 vjet burg u dënua kryetari i Drenasit Nexhat Demaku.
Dënimin prej 3 vjetësh gjykata ua shqiptoi edhe Agim, Selman, Driton e Bashkim Demajt dhe Fadil Demakut.
Në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit duke vendosur lidhur me ankesat e të akuzuarve nxorri vendim duke vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Mitrovicë me disa ndryshime të vogla.
Gjykata e Apelit i zbuti dënimin me një vit burg Sylejman Selimit ndërsa sipas avokatit Tomë Gashi që njoftoi lidhur me këtë rast përveç Gjenaral Sylejman Selimit, i është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim”, shkroi Gashi.
Sipas avokatit, për Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn janë konfirmuar dënimet me nga 3 vjet burgim, sikur edhe për Fadil Demakun dhe Nexhat Demakun dënimi me 3 vjet burgim secili.
Mbrojtësit e pakënaqur me këto dënime ju drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës me kërkesa për mbrojte të ligjshmërisë por këto kërkesa u refuzuan nga Supremja.
“Kodi i Procedurës Penale i Kosovës (KPP-ja) nuk parasheh ndonjë mundësi procedurale që Gjykata Supreme të mbajë seancë të hapur në praninë e palëve apo të mbajë seancë për të marrë prova të reja. Gjykata Supreme i ka refuzuar të gjitha pretendimet lidhur me përbërjen e trupit gjykues, sepse kundërshtimet nuk janë bërë sipas KPP-së”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...