Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale ndaj të dënuarit D.F. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit D.F., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Gjykata Themelore në Gjakovë me aktgjykimin PKR.nr.182/2020, të dënuarin D.F., e ka shpallur fajtor për veprën penale marrja e ryshfetit dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej (10) dhjetë muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.200 (njëmijedyqind) euro, të cilën shumë është i detyruar ta paguajë në afatin prej (1) një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e nëse i dënuari nuk e paguan dënimin me gjobë i njëjti do të shndërrohet në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 60 (gjashtëdhjetë) ditë, duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim. Të dënuarit i ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej (2) vjet, i cili dënim do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim. Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të dënuarit D.F. dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.
Nga shkresat e çështjes vërtetohet se i dënuari D.F. ishte inspektor në kuadër të ATK-së në regjionin e Prizrenit. Me datë 14.12.2018, i njëjti ka shkuar në punëtorinë e të dëmtuarit A.H., i cili duke u prezantuar si inspektor ka kërkuar dokumentacionin e firmës për kontroll, e në mungesë të kontabilistit ka shënuar në një fletë dokumentacionin e nevojshëm për kontrolle. Ndërsa me datë 18.12.2018, i dëmtuari A., së bashku me kontabilistin B.H. fillimisht kanë shkuar në ATK, janë takuar me inspektorin, të dënuarin D., i kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar, e më pastaj me sugjerimin e të dënuarit kanë dal në një lokal afër ATK-së. Aty i dënuari D. në cilësinë e inspektorit tatimor, pra si person zyrtar, me qëllim që të mos kontrolloi dokumentacionin financiar të ndërmarrjes “B.”, ka kërkuar dhe pranuar shumën prej 100 €, përmes ndërmjetësuesit B.H..
Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.23/2022 konkludon se vlerësimet e gjykatës së shkallës së parë, të miratuara edhe nga gjykata e shkallës së dytë, se i dënuari D.F., ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, janë të drejta dhe në mënyrë të pa dyshimtë kanë vërtetuar se i dënuari ka ndërmarrë veprime inkriminuese, të cilat përbëjnë tiparet e veprës penale, për të cilat është shpallur fajtor i dënuari D., prandaj nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të dënuarit sikur pretendon mbrojtësi i të dënuarit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...