Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej numërimi i votave të ardhura me vonesë nga diaspora.
Kjo Gjykatë ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor, shkruan arbresh.info
Këtë vendim e ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes zyrtare në Facebook.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime./arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...