Gjykata Supreme e Kosovës sot ka dhënë mendimin e saj rreth mosrespektimit të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga ana e qytetarëve, të marrë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23 mars 2020, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve.
Sipas këtij vendimi, të gjitha aktakuzat që janë dhënë para miratimit të Ligjit për Pandeminë bien poshtë.
Këtë e ka sqaruar për arbresh.info kreu i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
Peci, ka thënë se nuk ka bazë për dënimin e qytetarëve, të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 250 i KPRK-së duke pas parasysh vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/15 të datës 23 mars 2020.
“Ne kemi dhënë një vendim që nuk ka vepër në bazë të vendimit të qeverisë, veç i kemi thënë gjykatave që nëse dikush i ka shkelur rregullat, me vendimin e qeverisë nuk ka vepër penale. Sipas mendimit tonë juridik nuk ka vepër. Ky vendim vlen vetëm për ato aktakuza që janë ngritur para miratimit të Ligjit për Pandeminë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Peci.
Ndërkohë, Gjykata Supreme përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur këtë vendim.
“Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, në të cilën, me shumicë votash, është miratuar Mendimi Juridik lidhur me veprën penale – Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 250 i KPRK-së duke pas parasysh vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/15 të datës 23 mars 2020”, thuhet në njoftim.
Sipas gjykatës, ky mendim juridik është nxjerrë pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatë kjo, që ka pranuar disa aktakuza nga prokuroria që kanë të bëjnë me shkelje të vendimit të qeverisë, me të cilin ishte ndaluar qarkullimi i lirë i qytetarëve.
Përmes këtij Mendimi Juridik, është sqaruar se vepra penale e “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet e konsumuar nga i dyshuari kur kemi te bëjmë me shkeljen e vendimit në fjalë”,
“Kjo vepër penale mund të konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë me vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj, kanë lëshuar ndaj cilitdo person apo grupi personash për ndonjë masë konkrete që ai/ata të mos veprojnë”, sqarohet mes tjerash në Mendimin Juridik të Gjykatës Supreme. Gjatë seancës është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast, kryetari Peci ka kërkuar që të mos keqpërdoret situata me pandeminë për të munguar në punë, por të shfrytëzohen pushimet vjetore nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës” sqarohet tutje në njoftimin e Supremes.
Ndryshe, më 14 gusht të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i cili ishte i propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”
Në Kosovë aktualisht lidhur me situatën e pandemisë veprohet në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Edhe dënimet në rast të mosrespektimit të vendimeve bazohen po në këtë ligj.
Në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, nuk ka qenë e paraparë pandemia si COVID -19, rrjedhimisht disa deputetët të Kuvendit të Kosovës, por edhe juristët kanë kërkuar miratimin e një ligji të ri, i cili do të ishte më i përshtatshëm për rrethanat e krijuar me pandeminë./arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...