Google ADS

Gjykata Supreme merr vendim për ankesën e Imet Rrahmanit

17:41 | 7 Korrik 2017
M. A.

Gjykata Supreme e Kosovës ka heshur poshtë dy ankesa që i ishin drejtuar nga kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Imet Rrahmani, dhe nga Jollxhi Shala i partisë romë KNRP.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësja e Gjykatës Supreme Antigona Uka-Lutfiu.

Ajo ka thënë se ankesa e Rrahmanit është hedhur si e palejuar, kurse e Shalës është refuzuar.

“Gjykata Supreme ka pranuar dy ankesa të reja. Ankesa nga kandidatit për deputet Imet Rrahmani, e cila është hedhur si e palejuar dhe ankesa nga Jollxhi Shala, e cila është refuzuar”, tha Uka-Lutfiu.

Kujtojmë se Imet Rrahmani ishte paraparë në listën e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, por rinumërimi i disa kutive të votimit ka rezultuar që në vend të Rrahmanit është deputet Naser Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme