Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve: T.K., K.K., Gj.K., M.K., B.B., Gj1.K. dhe G.K., për shkak të veprës penale fajdeja dhe veprës penale detyrimi, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 15 korrik 2021, aprovoi pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve: T.K., Gj.K., M.K., G.K., e sipas detyrës zyrtare edhe në raport me të akuzuarit: K.K., B.B. dhe Gj1.K., dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në disa pika të dispozitivit.
“Me aprovimin e pjesshëm të këtyre ankesave, u ndryshua aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, APS.nr.43/2020 përkitazi me disa pika të dispozitivit të aktgjykimit për veprën penale të fajdes nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 të KPRK dhe veprës penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 të KPRK, për të cilat pika në pajtim me nenin 364 pika 1.3 të KPPK, të akuzuarit lirohen nga akuza, ndërkaq pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pandryshuar, me përjashtim të lartësisë së dënimeve”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, transmeton arbresh.info
Gjykata Supreme të akuzuarit i ka gjykuar me dënim unik me burgim si në vijim:
T.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 29.08.2017;
K.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 11.10.2017;
Gj.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 (dhjetëmijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 11.10.2017;
M.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.500 (shtatëmijepesëqind) €, në dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 12.06.2015 si dhe nga data 24.07.2015 e deri më datë 11.10.2017;
B.B., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 03.10.2017;
Gj1.K., me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri më datë 26.01.2016;
“G.K., dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) €, në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 10.11.2015 deri më datë 02.09.2016. Në rast se të akuzuarit nuk i paguajnë dënimet me gjobë në afat prej 3 (tre) muajsh, dënimet me gjobë ndaj secilit të akuzuar do të zëvendësohen me dënim me burgim, ku secilit të akuzuar do t’i llogaritet për çdo 20 € të gjobës me një ditë burgim”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...