Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikoj Shaqir Totajn si Kryetar të Prizrenit.
Në përgjigjen që Gjykata Supreme i ka kthyer KQZ-së, ka treguar se deri sot, 1 dhjetor, në orën 11:00, nuk kanë marrë asnjë ankesë nga në lidhje me këtë temë dhe, rrjedhimisht, KQZ është e lirë që të certifikoj Totajn si kryetar të ri.
E gjithë kjo shtyrje ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar në PZAP për parregullsi, ankesë e cila i ishte kthyer mbrapa kësaj partie nga ky organ.
Por, Totaj nuk është certifikuar akoma nga KQZ për shkak të pritjes se mos një ankesë e tillë ka shkuar edhe në Gjykatën Supreme.
Supremja ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe KQZ mund të vazhdojë me procedurat e saj.
Certifikimi nga KQZ pritet të bëhet sot./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...