Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Faton Klinaku ushtrues detyre i OVL- UQK-së.
Klinaku e cilësoi këtë si një poshtërsi tjetër të Gjykatës Speciale.
“Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207 000 €. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë”, tha ai përmes një shkrimi në “Facebook”.
Ai tha që le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për veten e tyre./Arbresh.info/
lexo edhe:
Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...