Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

13:18 | 15 Nëntor 2023
K.B

Trupi gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së ka vendosur që ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimit, t’u vazhdohet paraburgimi.

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të këtij viti.

Sikurse Thaçi e Veseli, edhe Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Katër krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi i tyre. Sot pritet t`i vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha.

Një ditë më parë, përmes video-lidhjes ka filluar dëshminë dëshmitari Shefqet Kabashi. Ai iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, me arsyen se dëmtojnë shumë njerëz./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme