Viktimat e krimeve të luftës, të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998- 2000, do të mund të marrin pjesë përmes përfaqësuesve të tyre (avokatëve) në procedurën gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale për Kosovën) në Hagë dhe në bazë të vendimeve të Gjykatës të marrin kompensim për humbjet ose lëndimet që ata pësuan.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por selia e tyre është në Hagë, dhe përfaqësojnë Gjykatën e cila do të ndjek penalisht vetëm veprat kriminal “krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera nga ligjet e Kosovës në lidhje me pretendimet nga raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 janar 2011, e cila përfshin shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, raporton Tanjug, përcjell Telegrafi.
Kush do të marrë statusin e viktimës vendos gjykata, kurse të gjithë personat të cilët konsiderohen të dëmtuar do të mund të kërkojnë nga gjykata statusin e viktimës vetëm pas publikimit të aktakuzave të konfirmuara, të cilat duhet të paraqiten në zyrën e Prokurorit Special, David Schwendiman.
Sipas rregullave të Gjykatës, statusin e viktimave në procedurë mund të kërkojë çdo person fizik i cili beson se ai personalisht pësoi fizikisht, materialisht ose dëmtim mendor, si pasojë e drejtpërdrejtë e veprës kriminale nga aktakuza e konfirmuar.
Gjykata thotë se ai që dëshiron të kualifikohet si një viktimë, së bashku me kërkesën duhet të sigurojë dëshmi të mjaftueshme për dëmin që ka pësuar.
Kërkesat për statusin e viktimës, aplikantët do të duhet t’ia ofrojnë shërbimit për pjesëmarrjen e viktimave, para fillimit të gjyqit, thuhet në njoftimin e gjykatës, por nuk specifikon se sa kohë para gjykimit.
Viktimat që janë pranuar për të marrë pjesë në proces, në varësi nga vendimi i gjykatës, do të formojnë një ose më shumë grupe, kurse në gjykatë do t’i përfaqësojë një përfaqësues i caktuar nga Sekretari i Gjykatës.
Përfaqësues do të ketë detyrë për të informuar rregullisht viktimat për zhvillimet në procedurë, do të mund të kërkojnë për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe për të nxjerrë në pah problemet lidhur me procedurën dhe të informojë gjyqtarin në lidhje me të, përcjell Telegrafi.
Gjatë përfaqësimit, ai mund të marrë pjesë në seancë dhe të paraqes parashtrime me gojë dhe me shkrim dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, kur Gjykata të vlerësojë se këtë e kërkon mbrojtja e interesave personale dhe të drejtat e viktimave.
Gjithashtu, përfaqësuesi i viktimave mundet me vendim të Gjykatës të ketë qasje në materialet që janë të nevojshme për të përfaqësuar një grup të viktimave, ka të drejtë në deklarimin e tij në hapje dhe në mbyllje të procesit gjyqësor, dhe të kërkojë që Dhoma Gjyqësore të lëshojë një urdhër të paraqiten prova dhe të dëgjohen dëshmitarë në lidhje me pasojat e krimeve të kryera kundër viktimave, nëse këto aspekte nuk janë paraqitur në mënyrë adekuate gjatë procedurës.
“Pas përfundimit të procesit gjyqësor, gjykata mund të sjell vendim lidhur me kompensimin e dëmit, humbjes ose dëmtimit që kanë pësuar viktima dhe që mund të jetë bazë për përcaktimin e kompensimit”, tha gjykata.
Kjo do të thotë se Dhomat e Specializuara nuk do të përcaktojnë shumën kompensimit të dëmit, por aktvendimi do të jetë bazë për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim.
Viktimat para gjykatës do të mund t’i përfaqësojnë vetëm përfaqësuesit e autorizuar që janë të regjistruar në dosjen e gjykatës, respektivisht ata që në afatin e paraparë kohor paraqiten dhe plotësojnë kushtet për regjistrim.
Konkurs për paraqitjen e avokatit mbrojtës dhe një avokati, i cili do të mbrojë të paditurit në të ardhmen, është shpallur më 6 nëntor të këtij viti.
Gjykata Speciale do të merret me aktakuzat për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...