Gjykata Speciale ka njoftuar se më 5 korrik do të mbahet konferenca e para-Apelit në rastin kundër krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Gucati e Haradinaj.
Kjo do të jetë paraqitja e parë e tyre pas dënimit që morën pak javë më parë nga Gjykata Speciale, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.
Ndërkohë, kjo do të jetë seanca e vetme që do të mbahet në muajin korrik.
Deri me 24 korrik, bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, nuk do të mbahet asnjë seancë kurse me datë 25 korrik, e gjithë Gjykata Speciale shkon në pushim veror.
Për më tepër, ky pushim do të zgjasë deri me 12 gusht.
Në anën tjetër, për pjesën e mbetur pastaj të muajit gusht, gjithashtu bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara nuk është parashikuar të jetë ndonjë seancë tjetër.
Seanca e parë, bazuar në këtë kalendar, është caktuar të mbahet me 12 shtator, me deklaratën përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, RTK.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, e kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale, me të cilin ata u dënuan me nga katër vite e gjysmë burg.
Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me e-mail çështjet që dëshirojnë të ngrinin në këtë seancë.
Gucati e Haradinaj u dënuan për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Task-Forcës së Speciales e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...