Gjykata Speciale ka bërë publik raportin e plotë të vizitës së Kadri Veselit në Kosovë, të cilën e kërkoi vet ai për ta parë babain e tij të sëmurë në Spitalin e Mitrovicës.
Në raportin e publikuar Specialja ka treguar për personat të cilët i ka takuar Veseli, formën se si është siguruar vizita e tij dhe vendet ku ka qëndruar ai.
“Transferimi i sigurt dhe i përkohshëm i Z. Veseli në Kosovë me qëllim të një vizite paraburgimi u zhvillua ndërmjet 2 dhe 5 maj 2021. Regjistri i siguroi gjyqtarit të procedurës paraprake azhurnime të rregullta gjatë gjithë vizitës paraburgimit”, thuhet në raport.
Sipas ZPS-së, më 2 maj 2021, Veseli u transferua në një strukturë të sigurt në Kosovë, ku ai qëndroi në çdo i ruajtur nga oficerët e Dhomave të Specializuara.
“ Veseli ishte shoqëruar dhe në sytë e oficerit (eve) shoqërues në çdo kohë. Përveç kësaj, masat paraprake shëndetësore në përputhje me protokollet COVID-19 janë vërejtur”, thuhet më tutje aty.
ZPS thekson gjithashtu se Veseli pranoi vizita nga familjarë tjerë të ngushtë, të cilët arritën ta shohin Veselin vetëm pas miratimit të zyrtarit kryesor të kujdestarisë dhe pas kalimit të provës së identitetit.
Veseli përveç të lartpërmendurve, nuk u lejua të takohej ose të ketë kontakt me asnjë person tjetër.
ZPS në raportin e saj thekson se Veseli u transferua më 5 maj në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, teksa ai respektoi të gjitha udhëzimet e zyrtarit kryesor të kujdestarisë, si dhe shoqërimin nga oficerët.
Raporti në fund thekson se bashkëpunimi ishte shumë efektiv dhe i suksesshëm./arbresh.info/
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri