Google ADS

Gjykata Speciale nuk pushon, ngritet një aktakuzë

09:17 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme