Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngrit aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.
Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi.
Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.
Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.
Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...