Gjykata Speciale ka konfirmuar arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.
Sipas konfirmimit të Gjykatës për Arbresh.info, Goxhaj është arrestuar në Tiranë gjatë ditës së sotme nga autoritetet shqiptare.
Arrestimi i tij është bërë me anë të bashkëpunimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës me autoritetet shqiptare, bën të ditur Gjykata Speciale.
Sipas përgjigjies, Goxhaj po dyshohet në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Më 31 korrik 2023, autoritetet shqiptare arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. KSC kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në KSK, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga një gjyqtar i KSK-së në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. . Z. Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në ambientet e paraburgimit të KSC në Hagë”, thuhet në përgjigjien për Arbresh.info.
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...