Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur të ulë dënimin e Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burgim.
Vendimi u mor më 10 shtator 2024, pas shqyrtimit të dënimeve të shqiptuara ndaj Mustafës “për krimet e luftës, përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen e paligjshme”.
Lidhur më këtë, në një intervistë për Arbresh.info, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle ka thënë se lidhur me vendimin paraprak Gjykata Supreme ka kontatuar se Gjykata e Apelit nuk ka kërkuar dënimin më të lehtësuar sipas ligjeve të Kosovës në lidhje me krimet e zoti Mustafës dhe ta marrin atë në konsideratë.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ashtu si sistemet e tjera të drejtësisë, ose aspektet e tjera të sundimit të ligjit në Kosovë ka mekanizma efektiv të ankimimit. Kjo është pjesë e sistemeve formale të kontrolleve dhe balancave për gjykatën. Një shkallë e gjykatës merr një vendim dhe më pas një i dënuar në këtë rast mund të kundërshtojë një dhomë apeli dhe përfundimisht në Gjykatën e Lartë të Dhomave të Specializuara nëse konstaton se ka diçka në mënyrën se si është zbatuar ai ligj ose në fakte. Në këtë çështje, ashtu siç përmendët saktë, trupi gjykues ka shqiptuar dënimin prej 26 vitesh burg, paneli i Apelit e ka krahasuar rastin e Salih Mustafës me raste të tjera të tribunaleve të tjera të cilat ishin të komprometueshme edhe pse është e vështirë të krahasosh raste, dhe gjeti se dënimi ishte jashtë përmasave të këtyre rasteve të tjera dhe ata e zvogëluan dënimin në 22 vjet por zotëri Mustafa më pas e referoi çështjen te Gjykata Supreme”, ka thënë ai.
“Gjykatës Speciale lidhur me dënimin, gjykata e apeloi dënimin e tij, ata ende e kanë vunë në dukje peshën e krimeve të tij si ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje por ajo çka Gjykata Supreme ka vënë re Gjykata e Apelit ka pasur të drejtë të krahasojë me rastet e tjera , por ata është dashur të konsiderojnë një hap më shumë që të konsiderojë se dënimi më i lehtësuar sipas ligjeve të Kosovës në lidhje me krimet e zoti Mustafës dhe ta marrin atë në konsideratë.”, u shpreh Doyle.
Sali Mustafa është porositur të paguajë një shumë kompenzimi për viktimat mirëpo trupi gjykues ka konstatuar se Mustafa ishte pjesërisht i varfër kështu që kërkoi të gjenden rrugë të tjera që të mundësohet kjo pagesë në afatin e caktuar kohor.
“Pra, po me të vërtetë, Trupi Gjykues e ka lëshuar këtë urdhër duke përmendur që z. Mustafa ishte pjesërisht i varfër, duke nënkuptuar që ai nuk do të mundet të paguajë shumën e plotë në kohë të arsyeshme dhe kërkoi që opsione të tjera të eksplorohen që urdhri për dëmshpërblim të realizohet në kohë të arsyeshme. Njëra nga rrugët, e cila është përmendur në dosje është të kërkojë nga regjistri për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë.”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale.
Doyle theksoi se së fundi gjykatësi ka thënë se një vlerësim duhet bërë për kapacitetin e Mustafës, për të paguar në një kohë të arsyeshme para se një aplikim të bëhet në Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
Ndryshe, aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është konfirmuar më 12 qershor 2020./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...