Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

09:09 | 27 Shtator 2022
Emir Abduramani

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.

Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave. Ashtu siç rëndom i ka bërë Prokuroria e Specializuar e ia ka aprovuar Gjykata.

Kërkesën për lirim nga paraburgimi Kadri Veselit ia kishte refuzuar edhe Gjykata Supreme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme