Kosova me shumë vështirësi e përfundoi vitin 2018, por fillimi i vitit 2019 po del të jetë edhe më i vështirë.
Shteti i Kosovës në vitin 2018, dështoi të bëhej anëtare e INTERPOL-it dhe kjo u përcoll me taksën 100 për qind të vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, kjo për shkak të fushatës së egër që e zhvilloi Serbia ndaj Kosovës te shtetet e anëtare të INTERPOL-it, shkruan lajmi.net.
Bashkimi Evropian dhe shtetet e fuqishme, që nga vendosja e kësaj takse bënë thirrje të vazhdueshme tek autoritetet kosovare për shfuqizim të këtij vendimi, por thirrjet hasën në vesh të shurdhër, pasi që Qeveria e Kosovës vazhdon të mos heq dorë nga kjo taksë.
E në fund të vitit që e lamë pas, Prokuroria Speciale filloi me ftesat e para ndaj të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, gjë që bëri bujë të madhe tek opinion publik.
Viti 2019, po del të jetë edhe më i vështirë për Kosovën. Fillimisht grevat në shëndetësi që nisën në fund të vitit 2018 e tani grevat në arsim që nga e 14 janari janë shndërruar në problem tjetër për Kosovën.
Punëtorët e shëndetësisë kanë vendosur të ndalin grevën pas realizimit të kërkesës së tyre për rritje pagash, mirëpo tani ata kanë filluar të kenë probleme mes vete dhe grevat nuk kanë pushuar në të gjitha klinikat.
SBASHK-u që nga e hëna ka hyrë në grevë të plotë në të gjitha komunat e Kosovës. Kërkesa e tyre është ngritje page për 30 për qind, kërkesë kjo e parealizueshme për MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ekspertët e arsimit e kanë cilësuar si veprim të ngutshëm, të gabuar e të turpshëm këtë të SBASHK-ut, ndërsa fajtor i kanë bërë edhe prindërit.
Ndërkohë që MASHT-i dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), kanë kërkuar ndërprerje të grevës, SBASHK-u ka treguar se veprimet e tyre mund të shkojnë edhe më tutje, përveç që greva nuk do të ndërpritet.
Në anën tjetër, kaos në vend kanë shkaktuar edhe ftesat nga Prokuroria Speciale e sidomos intervistimi i dy ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi e Sami Lushtaku.
Që të dy kanë kryer intervistat në Hagë dhe pritet vendimi i prokurorisë në lidhje me ta. Por edhe më shqetësuese është se Prokuroria Speciale po vazhdon me ftesa, e së fundmi u ftua edhe Ismet Tara nga Rahoveci i njohur si ‘Komandant Hoxha’.
E sigurisht, problemi kyq i Kosovës edhe këtë vit do të jetë çështja e pazgjidhur me Serbinë.
Dialogu është pezulluar qysh kur Kosova ka vendosur 100 për qind taksë për produktet serbe. Në njërën anë, kryeministri i vendit Haradinaj ngul këmbë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, Serbia kërkon që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdohet dialogu.
Edhe aleati më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga autoritetet kosovare që të pezullohet kjo taksë, madje, ata kanë dërguar edhe një ultimatum që shënon datën 21 janar, si datën e fundit kur duhet të pezullohet taksa, mirëpo ende nuk ka veprime konkrete nga Qeveria e Kosovës.
Në anën tjetër, Serbia po vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës në Evropë dhe më gjerë. Ata me politikën krejtësisht viktimizuese janë ankuar edhe për taksën 100 për qind, edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që u përkrah fuqishëm nga SHBA-të.
Ndërsa tek pala kosovare nuk ekziston një konsensus politik midis partive opozitare dhe atyre të pozitës. Në delegacionin e formuar për monitorimin e dialogut, nuk kanë participuar as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lëvizja Vetvendosje.
Derisa partitë e pozitës së bashku me Partinë Socialdemokrate bëjnë thirrje për bashkëpunim në përballje me Serbinë, partitë e mëdha opozitare LDK e VV kërkojnë zgjedhje dhe rrëzim të qeverisë.
Grevat, Gjykata Speciale, Dialogu dhe mospajtimet mes partive politike në vend, janë disa nga problemet me të cilat Kosova po përballet qysh në fillimin e vitit 2019.
Sigurisht, këto probleme janë trashëguar nga viti që e lamë pas, por ato përveç që nuk po gjejnë zgjidhje po komplikohen edhe më tepër këtë vit./Lajmi.net/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez