Gjykata Speciale do të rishikojë vendimin për paraburgim të Salih Mustafës, edhe pse nuk e kërkoi

23:40 | 20 Nëntor 2020
Arbresh.info

Më 16 nëntor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake në rastin e Salih Mustafës lëshoi një “Urdhër për Parashtrime për Rishikimin e Paraburgimit”.

Në këtë urdhër, gjykatësi vëren se Z. Mustafa ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij më 24 shtator 2020 dhe se ai deri më tani nuk ka kundërshtuar ose kërkuar një rishikim të paraburgimit të tij. Sidoqoftë, sipas Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Rregullores së Procedurës dhe të Provave gjykatësit në çdo rast do të rishikojnë vendimet mbi paraburgimin pas skadimit të afatit prej dy muajve nga vendimi i fundit për paraburgim, transmeton Arbresh.info.

Prandaj, gjykatësi i procedurës paraprake, me iniciativën e tij, do të rishikojë paraburgimin e z. Mustafa dhe, para se ta bëjë këtë, u ka kërkuar palëve që të paraqesin parashtrimet deri në orën 12:00, të premten, 20 nëntor 2020, nëse ekzistojnë apo jo arsyet për vazhdimin e paraburgimit të z. Mustafa.

 

Faton Klinaku: Sapo u informova nga Nasim Haradinaj se ndaj tij e Hysni Gucatit nuk është konfirmuar aktakuza

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme