Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie këto momente është duke zhvilluar një takim me presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.
Arsyeja e takimit mësohet të jetë iniciativa për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për votimin e rrëzimit të Gjykatë Speciale në Kuvend.
Ndryshe, pas raportimit ka reaguar diplomati i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka thënë se kjo ide mund ta izolojë Kosovën dhe është një ide e tmerrshme. “Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht #Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Organizata e Veteranëve të luftës këto ditë ka nisur të mbledhë nënshkrime për një peticion, në të cilin kërkohet që të shfuqizohet ligji për formimin e Gjykatës Speciale.
Gjykata Speciale tani e formuar, pritet që të gjykojë krimet e luftës të kryera në territorin e Kosovës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...