Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.
I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet masë edukative ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 6 gjashtë muaj.
I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale.
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...