Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur sot Aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.L, G.H, M.H, E.L të cilët në bashkëkryerje me të akuzuarin B.I. i cili gjendet në arrati, kanë kryerveprën penale bashkëkryerje, shtytja për kryerjen e veprave terroriste në tentativë. Kurse ndaj të akuzuarit F.M. i është shqiptuar dënimi për veprën penale që ka të bëj me ndihmën në kryerjen e veprës penale – shtytja për kryerjen e veprave terroriste në tentativë.
I akuzuari B.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj. Kurse të akuzuarit G.H, M.H dhe E.L., po ashtu janë shpallur fajtorëdhe janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej tri (3) vite e gjashtë (6) muaj.
I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tri (3) vite.
Ky grup është shpallur fajtor pas marrëveshjes paraprake, sipas të cilës, ata kishin përgatitur veprën penale terroriste, “ashtu që më datën 10.07.2015, rreth orës 23.30 në afërsi të liqenit të Badovcit (në afërsi të Prishtinës), që me ikonografinë e territorit të organizatës terroriste ISIS kishin pasur qëllim të incizojnë një video propaganduese dhe që të lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të kësaj organizate terroriste dhe që të bëjnë publikimin e kësaj video në internet, për ta dëshmuar para botës shtrirjen e të ashtuquajturit ”Shteti islamik”, në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Gjykata konfirmon se koha e kaluar në paraburgim për të gjithë të akuzuarit nga data 11.07.2015 e tutje do t’iu llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim, andaj është vazhduar masa e paraburgimit ndaj të akuzuarve deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...