Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër katër të akuzuarve për shkak të veprës penale “Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
I akuzuari A.Gj është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së është liruar nga akuza, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale.
I akuzuari E.S është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I akuzuari N.S është shpallur fajtor për veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit.
I akuzuari M.B është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, konroll ose posedim të paautorizuar te armëve, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së është liruar nga akuza, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special konform nenit 356 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me paragrafin 3 të KPPRK-së, me datë 25 janar 2024 në ora 14:00 ka caktuar seancën për caktimin e dënimit”, thuhet në njoftim.
Të akuzuarit A.Gj, E.S, N.S dhe M.B vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...