Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë (së bashku), të akuzuarit, H.A, B.G, A.A dhe S.K për rastin “Subvencionet 3”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari H.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”, koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 3 Dhjetor 2021 deri me datë 3 Maj 2022 do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, i akuzuari B.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.
Sipas aktgjykimit, ,nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.
Kurse, i akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro për veprën penale në vazhdimësi “Mashtrim me subvencione”.
Sipas gjykatës, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.
“Gjykata komform nenit 59 paragrafi 2 nënpar.2.2 të KPRK-së, të akuzuarit i cakton dënim plotësues, në mbështetje të nenit 61 paragrafi 1 të KPRK-së, obligohet i akuzuari A.A që të bëjë kompenzimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 63,198.00 euro. “, thuhet në aktgjykimin e lëshuar nga Gjykata.
Gjykata ka shpallur fajtor edhe të akuzuarin S.K dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1000 ) euro për veprën penale Dhënia e ryshfetit, koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit obligohen që t’i pahuajnë shpenzimet e procedurës në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë secili veç e veç shumën prej 100 euro në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu, Gjykata obligon të akuzuarit, që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë secili veç e veç shumën prej 100 euro në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...