Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës

12:50 | 21 Qershor 2023
Diellza Gashi

Doktori Muhamet Haliti njofton se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të kundërligjshmëm shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.

Haliti shkruan në Facebook-un e tij se kishte pasur tentativë që padrejtësisht të bëhet përgjegjës në rastin e futjes së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

“Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, shkruan ai ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme