Gjykata në Australi dënon me 20 vjet burgim shqiptarin që masakroi vajzën e tij me thikë

17:16 | 3 Mars 2020
L G

Petrit Lekaj i cili pak kohë më parë vrau të bijën me thikë në Australi është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides.

Në korrik të vitit të kaluar në automjetin e tij ‘Mercedes’ ai masakroi me thikë vajzën e tij Sabrina Lekajn.

Ai u gjet edhe vetë i plagosur, ndërsa ka thënë në gjykatë se krimin e kreu pasi  vajza e tij nuk i njihte sakrificat që ai kishte bërë për ta rritur.

Më pas ai u mbyll në një spital psikiatrik ndërkohë ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.

Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme