Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin masës së paraburgimit për personin që kërcënoi prokuroren special, Drita Hajdari. Këtë e ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj personit në fjalë është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar prokurores Hajdari në kohëzgjatje prej një muaji, si dhe obligohet i pandehuri A.A që të mos i afrohet të dëmtuarës – prokurores së PSRK-së D.H në distancën prej së paku 100 metra.
“Është caktuar masa e sigurisë kundër të pandehurit A.A Prishtinë, 13 janar 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.A. për shkak të veprës penale Shtytje ne Vrasje nga neni 172 lidhur me nenin 32 par.3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë, përcjellë arbresh.info.
Gjykata po ashtu ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.A dhe të njëjtit i ka caktuar masën ndalim për t’iu afruar personit të caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, andaj obligohet i pandehuri A.A që të mos i afrohet të dëmtuarës – prokurores së PSRK-së D.H në distancën prej së paku 100 metra.
Gjykata ka konstatuar se masa ndalim për t’iu afruar personit të caktuar kundër të pandehurit A.A është masë e mjaftueshme dhe adekuate për zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës penale në këtë fazë të procedurës penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...