Google ADS

Gjykata Kushtetuese shënon tetë vjetorin e themelimit

17:30 | 25 Tetor 2017
M. A.

Me rastin e tetë vjetorit  të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës organizon pritje solemne, raporton arbresh.info.

Me këtë rast ishin të pranishëm Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, të pranishëm ishin degracinoni i gjykatës të Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Bulgarisë.

Po ashtu të pranishëm janë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Ramushi Haradinaj

Në fjalimin e Kryetares së Gjykatës  Kushtetuese të Republikës së Kosovës  Arta Rama-Hajrezi, ajo tha se Kosova si një shtet i ri është në përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin dhe për avancimin e demokracisë për forcimin e sundimit të ligjit.

“Kosova si shtet i ri ballafaqohet me procese të shumta sfiduese dhe është në përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin dhe për avancimin e demokracisë për forcimin e sundimit të ligjit, për zhvillimin ekonomik dhe me përkushtim ndaj proceseve integruese.  Gjykata Kushtetuese gjithmonë është në përputhje me mandatin dhe me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe me  aktetet e tjera juridike, Po ashtu vazhdon të krijojë praktiken e saj ligjore, e cila në disa prej fushave të gjykimit kushtetues tashmë mund të quhen lirisht praktikë e konsoliduar gjyqësore”, tha Rama-Hajrezi.

Ajo ka përmendur edhe  disa prej vendimeve me më rëndësi të Gjykatës Kushtetuese që gjykata ka marr gjatë këtij viti e të cilat zgjuan interesim të madh të opinionit jo vetëm publikë.

Njëra ka të bëjë me rastin Trepça dhe tjetra ka të bëjë më ligjin për investime dhe Strategji.

“Të dy rastet ishin kontestuar ligjet edhe për aspektin procedural duke pretenduar se ligjet në fjalë hyjnë në grupi  e ligjeve me “interes vital” edhe në aspektin përmbajtjesor duke pretenduar shkelje  të drejtave pronësore. Viteve të fundit ndryshimet në sistemin gjyqësorit të Kosovës dhe në përgjithësi në sistemin e drejtësisë në vend kanë qenë shumë pozitive. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është nënshtruar një procesi të vazhdueshme të ngritjes së kapaciteteve profesionale të reformës organizative kryesisht falë edhe ndihmës të partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Arta Rama-Hajrezi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1577352355663184/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme