Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë sot vitin e 8-të gjyqësor, me një ceremoni solemne.
Ceremonia do të fillojë në orën 17:00 dhe në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.
Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, znj. Jasna Omejec.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani