Gjykata Kushtetuese sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, Kushtetuesja ka marrë një vendim në lidhje me një ligj rreth skemave pensionale, e që prek kontributëdhënësit para vitit 1999, kur përfundoi lufta.
Sipas Kushtetueses, vitet 90-të nuk duhet të llogariten si kohë për kontributëdhënie në sistemin pensional, pasi atëbotë pothuajse të gjithë shqiptarët qenë larguar nga puna.
Nëpërmjet këtij aktgjykimi, Kushtetuesja i dha fund trajtimit të privilegjuar të personave që vazhduan të punonin në sistemit e regjimit serb gjatë viteve 90-ta përkundër masave të ashpra e trajtimit diskriminues ndaj shqiptarëve.
Nga tash e tutje, të gjithë qytetarëve të dëbuar nga puna do t’u njihen vitet 90-ta si kontribut në skemat pensionale.
Organi i autorizuar për të interpretuar Kushtetutën e ka shpallur si jokushtetues kriterin prej 15 viteve përvojë punë para luftës së viteve 1998-1999, që ishte edhe thelbi i krejt kritikës ndaj Ligjit për Skema Pensionale dhe një udhëzimi tjetër administrativ të Qeverisë Kurti.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar si jokushtetuese nga paragrafet, që lidhen me përvojën e punës në kohëzgjatje për 15 vite para luftes. Në vendimin e saj, thuhet se bazuar në rrethanat historike dhe politike të viteve 90-ta, gjatë sëcilës kohë të shumica e punësuarve u larguan nga puna si pasojë e ligjeve diskriminuese.
Organi më i lartë gjyqësor në vend, pra Gjykata Kushtetuese, sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shtetit dhe Udhëzimit Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.
Gjykata Kushtetuese, sipas komunikatës të publikuar sot, ka sqaruar që punëtorët përgjatë viteve të 90-të janë larguar nga vendet e punës bazuar në ligje diskriminuese. Tutje, aty theksohet se Republika e Kosovës ka përgjegjësi të trajtoj këtë kategori qyetarësh në mënyrë të drejtë, duke ua njohur kontributin e dhënë në raport me kohëzgjatjen e kontributit dhe jo të kufizojë të drejtën në këtë pension në 15 vite përvojë, që në rrethanat politike të viteve 90, mund të arrijë vetëm një kategori shumë e kufiziuar qyetarësh.
“Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë (5) konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese.” – thuhet në vendim.
Tutje, Kushtetuesja thekson se njëzëri ka vendosur se disa nga nenet përkatëse janë në shpërputhje me kriterin e barazisë para ligjit.
“Gjykata, njëzëri, vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme; dhe (ii) paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” – theksohet në aktgjykim.
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë Kuvendit dhe Qeverisë gjashtë muaj kohë që të bëjnë ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, duke adresuar diskriminin e kësaj kategorive të qytetarëve.
“Bazuar në këto parime dhe sqarimet e shtjelluara në Aktgjykimin që do të publikohet, Gjykata vlerësoi se në rrethanat e rastit konkret, siguria juridike mbrohet në mënyrë më efektive duke përcaktuar shfuqizimin e dispozitave të vlerësuara si në kundërshtim me Kushtetutën pas një periudhe gjashtë (6) mujore, përkatësisht më 15 korrik 2023, në mënyrë që (i) të evitohet zbrazëtia juridike e cila, ndër tjerash, mund të afektojë negativisht edhe qytetarë të cilët mund të përfitojnë nga dispozitat përkatëse të Ligjit të kontestuar në lidhje me Udhëzimin Administrativ të kontestuar; dhe (ii) t’i akordohet një periudhë kohore e arsyeshme Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim.” – përfundon aktgjykimi./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...