Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, që sipas saj në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, ka dështuar të garantoj parandalimin e “ndërhyrjeve” në nëpunësit e Gjyqësorit dhe Sistemit të Drejtësisë.
Për më tepër, sipas vendimit të kushtetueses, Ligji i kontestuar i jep Qeverisë kompetenca për të nxjerr një varg të akteve nënligjore për të rregulluar me tej çështje të rëndësishme lidhur me nëpunësit civil siç janë, çështjet e rekrutimit, emërimit, ngritjes në detyrë, orarit të punës, klasifikimit të pozitave, shkeljet disiplinore, e që në thelb ndikojnë edhe në funksionimin, klasifikimin e pozitave por edhe sistematizimin dhe strukturën organizative të institucioneve përkatëse të Gjyqësorit dhe të Institucioneve të Pavarura, raporton arbresh.info.
“Me këtë zgjidhje legjislative është siguruar që Qeveria, respektivisht Ekzekutivi nuk do të ketë kompetenca “ndërhyrëse” në menaxhimin e nëpunësve të Kuvendit, respektivisht Legjislativit; ndërkaq që për pushtetin e Gjyqësorit dhe të Institucioneve të Pavarura nuk është paraparë asnjë garanci për të parandaluar “ndërhyrjet” në menaxhimin e nëpunësve të tyre. Në këtë aspekt, Gjykata konstatoi se Kuvendi ka dështuar që të njëjtin përjashtim ta përcaktojë edhe për nëpunësit e Gjyqësorit dhe të Sistemit të Drejtësisë, ashtu që të siguronte ndarjen e pushteteve jo vetëm në aspekt të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe lidhur me stafin mbështetës të tyre, njësoj sikurse kishte bërë për nëpunësit e Kuvendit dhe të Qeverisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info
Pjesa ku flitet për Sistemin e Drejtësisë:
Në lidhje me institucionet e sistemit të drejtësisë, të përcaktuara në Kapitullin VII [Sistemi i Drejtësisë] të Kushtetutës, Gjykata konstatoi se Ligji i kontestuar i jep kompetenca të gjera Qeverisë që të menaxhojë dhe mbikëqyr nëpunësit civil të administratës publike, duke përfshirë, edhe nëpunësit civil të institucioneve të pushtetit të Gjyqësorit, siç janë nëpunësit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe; Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për më tepër, Ligji i kontestuar i jep Qeverisë kompetenca për të nxjerr një varg të akteve nënligjore për të rregulluar me tej çështje të rëndësishme lidhur me nëpunësit civil siç janë, çështjet e rekrutimit, emërimit, ngritjes në detyrë, orarit të punës, klasifikimit të pozitave, shkeljet disiplinore, e që në thelb ndikojnë edhe në funksionimin, klasifikimin e pozitave por edhe sistematizimin dhe strukturën organizative të institucioneve përkatëse të Gjyqësorit dhe të Institucioneve të Pavarura. Kuvendi, megjithëse përmes Ligjit të kontestuar i ka dhënë kompetencë Qeverisë që të menaxhojë me sistemin e shërbimit civil në të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe Sistemin e Drejtësisë, ka përcaktuar që Kryesia e Kuvendit ka të drejtë të nxjerrë akte nënligjore lidhur me nëpunësit e Kuvendit.
Me këtë zgjidhje legjislative është siguruar që Qeveria, respektivisht Ekzekutivi nuk do të ketë kompetenca “ndërhyrëse” në menaxhimin e nëpunësve të Kuvendit, respektivisht Legjislativit; ndërkaq që për pushtetin e Gjyqësorit dhe të Institucioneve të Pavarura nuk është paraparë asnjë garanci për të parandaluar “ndërhyrjet” në menaxhimin e nëpunësve të tyre. Në këtë aspekt, Gjykata konstatoi se Kuvendi ka dështuar që të njëjtin përjashtim ta përcaktojë edhe për nëpunësit e Gjyqësorit dhe të Sistemit të Drejtësisë, ashtu që të siguronte ndarjen e pushteteve jo vetëm në aspekt të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe lidhur me stafin mbështetës të tyre, njësoj sikurse kishte bërë për nëpunësit e Kuvendit dhe të Qeverisë.
Andaj, Gjykata vlerësoi se, duke mos përfshirë nëpunësit civil të institucioneve të përcaktuara në Kapitullin VII [Sistemi i Drejtësisë], në përjashtimet e nenit 4 [Nëpunësit civilë me status të veçantë], paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit të kontestuar, Ligji i kontestuar cenon parimin e ndarjes së pushtetit të garantuar me nenin 4 dhe 7 të Kushtetutës, si dhe pavarësinë e institucioneve të sistemit të drejtësisë të përcaktuara në Kapitullin VII [Sistemi i Drejtësisë] të Kushtetutës, konkretisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Ligji i kontestuar nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën në raport me këto institucione dhe nuk zbatohet ndaj këtyre institucioneve përderisa cenon pavarësinë e tyre institucionale dhe organizative të garantuar me Kushtetutë.
Sa i përket pretendimeve të parashtruesit të kërkesës lidhur me cenimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese, të përcaktuara me Kapitullin VIII [Gjykata Kushtetuese] dhe XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës, .Gjykata iu referohet Institucioneve të Pavarura shprehimisht të renditura në Kapitullin XII [Institucionet e Pavarura], konkretisht në nenet 132-135 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit], 136-138 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës], 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve], 140 [Banka Qendrore e Kosovës] dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Mediave], si dhe përkitazi me Gjykatën siç është përcaktuar në Kapitullin VIII [Gjykata Kushtetuese] të Kushtetutës. Në këtë aspekt, Institucionet e Pavarura kushtetuese, bazuar në Kushtetutë, janë të autorizuara që të vendosin për organizmin e tyre të brendshëm duke përfshirë rregullimin e disa specifikave lidhur me personelin e tyre, që të sigurojnë pavarësinë e tyre funksionale dhe organizative. Andaj, Gjykata theksoi se, sipas Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, si dhe praktikës gjyqësore të kësaj Gjykate, të elaboruar detajisht në Aktgjykim, ndaj personelit të institucioneve të pavarura kushtetuese aplikohen rregullat e shërbimit civil për aq sa ato nuk cenojnë pavarësinë e tyre. Rregullimet të cilat krijojnë “ndërhyrje” të drejtpërdrejtë në pavarësinë funksionale dhe organizative të tyre janë të papajtueshme me Kushtetutën dhe parimet e vlerat e proklamuara aty.
Në këtë aspekt, Gjykata vlerësoi se Kuvendi, duke autorizuar Qeverinë që përmes Ligjit të kontestuar të nxjerr akte nënligjore të cilat rregullojnë çështjen punësimit, duke përfshirë, klasifikimin e pozitave, kritereve për rekrutim dhe çështje të tjera edhe në Institucionet e Pavarura kushtetuese, pa marrë për bazë pavarësinë e tyre – cenon thelbin e pavarësisë së Institucioneve të Pavarura kushtetuese të garantuar me nenin 115 të Kapitullit VIII të Kushtetutës dhe nenet 132, 136, 139, 140, 141 të Kapitullit XII të Kushtetutës, si autoritete shtetërore publike të ndara nga Legjislativi, Ekzekutivi, nga Gjyqësori i rregullt. Andaj, Gjykata konstatoi se shkeljet e lartpërmendura bëjnë që Ligji i kontestuar të mos jetë në përputhshmëri me Kushtetutën në raport me Gjyqësorin dhe me Institucionet e Pavarura, dhe se ndaj tyre nuk mund të zbatohet përderisa nuk respekton pavarësinë e tyre institucionale dhe organizative.
Sa i përket institucioneve të tjera lidhur me të cilat parashtruesi paraqiti kërkesën në Gjykatë, konkretisht nëpunësve të AKF-së dhe nëpunësve civil të Policisë së Kosovës, Gjykata theksoi se Agjencitë e Pavarura të themeluara sipas nenit 142 të Kushtetutës, nuk kanë statusin e njëjtë me atë të Institucioneve të Pavarura kushtetuese të cekura në mënyrë shprehimore në Kapitullin XII të Kushtetutës. Kjo pasi që, për dallim nga institucionet e tjera të referuara në Kapitullin XII të Kushtetutës, “Agjencitë e Pavarura” të parapara me nenin 142 të Kushtetutës “janë institucione të krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse, të cilat rregullojnë themelimin, funksionimin dhe kompetencat e tyre”. Pra, për dallim nga fakti që Kuvendi mund të krijoj dhe të shuaj “me ligj” Agjenci të Pavarura; Kuvendi nuk mund asnjëherë të shuaj “me ligj” ndonjë nga pesë institucionet e pavarura të lartpërmendura. Kjo përbën diferencën kryesore në mes të Institucioneve të Pavarura të referuara në Kapitullin XII të Kushtetutës.
Në këtë aspekt, Gjykata konstatoi se as nëpunësit e Agjencisë Kosovare të Forenzikës dhe as nëpunësit civil të Policisë së Kosovës nuk janë në pozitë ekuivalente me zyrtarët e AKI-së; zyrtarët policor dhe të inspektoratit policor; dhe zyrtarët doganor të Kosovës, dhe si pasojë nuk është e nevojshme që të trajtohen në mënyrën e njëjtë. Kjo për faktin se parimi i trajtimit të pabarabartë vjen në shprehje vetëm në rastet kur një trajtim i tillë bëhet për situata të njëjta apo analoge. Në rastin konkret nuk mund të flitet për një trajtim të pabarabartë sepse zyrtarët e AKF-së dhe nëpunësit civil të Policisë së Kosovës nuk janë në pozitë të njëjtë apo të ngjashme, apo analoge me zyrtarët në raport me të cilët ata (vetë) krahasohen. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se Ligji i kontestuar duke përfshirë nëpunësit e AKF-së dhe nëpunësit civil të Policisë së Kosovës në fushën e zbatimit të Ligjit të kontestuar, nuk cenon parimin e barazisë të garantuar me nenin 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të KEDNJ.
Gjykata në fund konstatoi që nuk është e nevojshme që Ligji i kontestuar të shfuqizohet në tërësinë e tij. Në rrethanat e rastit konkret, analiza dërgoi në përfundimin se, mos zbatimi i Ligjit të kontestuar në raport me institucionet e cekura më lart nuk e bën Ligjin të pazbatueshëm në praktikë. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Kuvendi është i obliguar që të ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në harmoni me gjetjet e këtij Aktgjykimi, sa i përket nëpunësve të institucioneve të përcaktuara specifikisht në Dispozitiv të Aktgjykimit. Deri në plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nga ana e Kuvendit, dispozitat e këtij Ligji zbatohen vetëm për aq sa nuk cenojë pavarësinë funksionale dhe organizative të Institucioneve të Pavarura të referuara specifikisht në Dispozitiv të këtij Aktgjykimi. Ndërsa në raport me të gjitha institucionet tjera, Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë zbatohet nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27 të Ligjit dhe me rregullat 56, 57 dhe 59 të Rregullores së punës, më 30 qershor 2020, njëzëri
VENDOS
Lënda: KO 219/19
Parashtrues: Avokati i Popullit
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i shpallur në Gazetën Zyrtare, më 1 mars 2019, dhe i cili hyri në fuqi nëntë (9) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Në kërkesën e tij, parashtruesi gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për “pezullimin e menjëhershëm” të Ligjit të kontestuar, të cilën kërkesë Gjykata e miratoi pas shqyrtimit të parë, më 12 dhjetor 2019, në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020 dhe pas shqyrtimit të dytë, më 30 mars 2020, në kohëzgjatje deri më 30 qershor 2020.
Përfundime
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë