Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende pa vendim për 101 lëndët e mbledhura

12:21 | 8 Prill 2018
V. S.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka arritur të japë vendim për 101 lëndët e mbledhura. Kurse, vetëm në vitin 2018 aty janë dorëzuar 51 kërkesa, raporto Indeksonline.

Drejtori i Zyrës për Informim në Kushtetuese, Veton Dula ka bërë të ditur se gjykata ka dhënë vendim vetëm për një lëndë që nga fillimi i vitit e deri më tani.

Dula ka theksuar se afatet për trajtimin e kërkesave ndryshojnë varësisht prej objektit të çështjes për vlerësim kushtetues.

“Numri i përgjithshëm i lëndëve që ende nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese është 101. Gjatë vitit 2018, në Gjykatën Kushtetuese janë parashtruar 51 kërkesa. Nga ky numër i kërkesave të parashtruara në tre muajt e fundit, deri më tash Gjykata ka marrë vendim vetëm për 1 lëndë. Meqenëse afatet për trajtimin e kërkesave të parashtruara në Gjykatën Kushtetuese ndryshojnë varësisht nga objekti i çështjes për vlerësim kushtetues”, ka thënë Dula për Indeksonline.

Ndërkaq, sipas nenit 54 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, afati për vendimin e kësaj gjykate duhet të merret brenda 60 ditëve.

Megjithatë kjo mund të ndryshojë nga çështja e kërkesës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme